2, 3, 4 Tetor 2025

Tirana Marriott Hotel

Let’s Heal Congress vjen sërish në këtë edicion të dytë, me një frymë të re.

Ky Kongres është për ata që guxojnë, për ata që ëndërrojnë, për ata që duan të ndryshojnë botën, për ata që duan të shërojnë.

Gjatë 3 ditëve duam të mbledhim më të mirët për të reflektuar së bashku mbi çfarë është bërë dhe çfarë është e ardhmja.

Shërimi ka disa dimensione, të cilat ne duam t’i eksplorojmë së bashku. Ndaj ju inkurajojmë të guxoni në temat dhe punimet që do paraqisni në këtë kongres.

Le të krijojmë së bashku një burim energjie shëruese.

Në këtë Kongres mund të aplikoni individualisht ose në grup ku mund të krijoni sesionin tuaj. Detajet e aplikimit i gjeni më poshtë.

OPEN CALL FOR ABSTRACTS

Afati i fundit: 13 Korrik 2025

UDHËZIME PËR DORËZIMIN E ABSTRAKTEVE

1. Abstrakti duhet të dorëzohet vetëm duke përdorur modelin e aprovuar, të cilin mund ta shkarkoni më poshtë. Abstraktet që dorëzohen jashtë këtij formati nuk do të merren në shqyrtim.

2. Për profesionistët shqiptarë, abstrakti duhet të dorëzohet vetëm në gjuhën shqipe.

3. Titulli i abstraktit duhet të jetë i përmbledhur, pa përdorim shkurtesash apo inicialesh.

4. Pas titullit, duhet të renditen emrat e të gjithë autorëve, së bashku me afilacionet e tyre institucionale. Autori i parë i renditur do të konsiderohet si prezantuesi i punimit në Kongres.

5. Autorët kërkohen të respektojnë rregullat e drejtshkrimit dhe gramatikës.

6. Teksti i abstraktit duhet të jetë nga 250 deri në 300 fjalë. Ky numër nuk përfshin titullin, emrat e autorëve dhe afilacionet. Abstraktet që tejkalojnë këtë limit nuk do të pranohen.

7. Lejohet përfshirja e një numri të kufizuar grafikësh, tabelash ose figurash.

8. Abstrakti duhet të përmbajë vetëm të dhëna origjinale. Ndarja e të dhënave nga i njëjti studim në disa abstrakte ose tema të ndryshme nuk lejohet dhe do të çojë në refuzimin e tyre automatik.

9. Emrat tregtarë ose markat komerciale nuk lejohen në përmbajtjen e abstraktit. Substancat duhet të përmenden sipas emërtimit të tyre shkencor, në përputhje me standardet ndërkombëtare të publikimeve.

10. Deklarimi i konfliktit të interesit është i detyrueshëm. Qëllimi i Kongresit është të ofrojë sesione me vlerë edukative dhe pa ndikim komercial. Autori prezantues dhe të gjithë bashkautorët duhet të deklarojnë çdo konflikt të mundshëm interesi në momentin e dorëzimit të abstraktit, duke plotësuar formatin e deklaratës së konfliktit të interesit, të cilën e shkarkoni më poshtë.

11. Abstrakti duhet të përfshijë referenca të besueshme, nga të cilat të paktën tre duhet të jenë të publikuara brenda pesë viteve të fundit.

12. Dokumentat duhen ngarkuar në format word, me emrin e autorit prezantues si emërtim i skedarit. Ju lutemi mos përfshini karaktere speciale në emërtim.

13. Të gjitha abstraktet e pranuara do të publikohen në libër abstraktesh me numër ISBN zyrtar.

14. Për lektorët, përfshihet një punim pa pagesë. Për çdo punim shtesë të pranuar (prezantim oral ose E-Poster) aplikohet një tarifë prej 5,000 ALL për punim.

15. Për E-posters, pas aprovimit të abstraktit, aplikohet një tarifë pjesëmarrjeje prej 5,000 ALL për e-poster

Formulari i Aplikimit për Abstrakt

Personal information

Abstract Details

Click or drag a file to this area to upload.
Click or drag a file to this area to upload.
Click or drag a file to this area to upload.

Thirrje për Sesione

Afati i fundit: 13 Korrik 2025

Kjo rubrikë e re është krijuar për të ofruar hapësirë të dedikuar për grupe profesionistësh që dëshirojnë të organizojnë mini-sesionet e tyre rreth një tematike të caktuar.
Inkurajohen veçanërisht tematika me qasje ndërdisiplinare dhe qasje inovatore, që sjellin perspektiva të reja në fushën e shëndetësisë dhe përtej saj.

Për krijimin e një sesioni të veçantë, kërkohet një grup prej të paktën 5 lektorësh.
Rregullat për dorëzimin e abstrakteve mbeten të pandryshuara.

Formulari i Aplikimit për Sesion

Click or drag a file to this area to upload.
Click or drag a file to this area to upload.
Click or drag a file to this area to upload.
Click or drag a file to this area to upload.
Click or drag a file to this area to upload.

Scientific Committee

Coming soon…

Scientific Partners

Coming soon…

Organizing Committee

Coming soon…

Sponsor

Coming soon…