1, 2, 3 Tetor 2026

Tirana Marriott Hotel

Let’s Heal Congress vjen sërish në këtë edicion të tretë, me një frymë të re.

Ky Kongres është për ata që guxojnë, për ata që ëndërrojnë, për ata që duan të ndryshojnë botën, për ata që duan të shërojnë.

Gjatë 3 ditëve duam të mbledhim më të mirët për të reflektuar së bashku mbi çfarë është bërë dhe çfarë është e ardhmja.

Shërimi ka disa dimensione, të cilat ne duam t’i eksplorojmë së bashku. Ndaj ju inkurajojmë të guxoni në temat dhe punimet që do paraqisni në këtë kongres.

Le të krijojmë së bashku një burim energjie shëruese.

Në këtë Kongres mund të aplikoni individualisht ose në grup ku mund të krijoni sesionin tuaj. Detajet e aplikimit i gjeni më poshtë.

Thirrje për Abstrakte

Afati i fundit: 20 Korrik 2026

UDHËZIME PËR DORËZIMIN E ABSTRAKTEVE

1. Abstrakti duhet të dorëzohet vetëm duke përdorur modelin e aprovuar, të cilin mund ta shkarkoni më poshtë. Abstraktet që dorëzohen jashtë këtij formati nuk do të merren në shqyrtim.

2. Për profesionistët shqiptarë, abstrakti duhet të dorëzohet vetëm në gjuhën shqipe.

3. Titulli i abstraktit duhet të jetë i përmbledhur, pa përdorim shkurtesash apo inicialesh.

4. Pas titullit, duhet të renditen emrat e të gjithë autorëve, së bashku me afilacionet e tyre institucionale. Autori i parë i renditur do të konsiderohet si prezantuesi i punimit në Kongres.

5. Autorët kërkohen të respektojnë rregullat e drejtshkrimit dhe gramatikës.

6. Teksti i abstraktit duhet të jetë nga 250 deri në 300 fjalë. Ky numër nuk përfshin titullin, emrat e autorëve dhe afilacionet. Abstraktet që tejkalojnë këtë limit nuk do të pranohen.

7. Abstrakti duhet të përmbajë vetëm të dhëna origjinale. Ndarja e të dhënave nga i njëjti studim në disa abstrakte ose tema të ndryshme nuk lejohet dhe do të çojë në refuzimin e tyre automatik.

8. Emrat tregtarë ose markat komerciale nuk lejohen në përmbajtjen e abstraktit. Substancat duhet të përmenden sipas emërtimit të tyre shkencor, në përputhje me standardet ndërkombëtare të publikimeve.

9. Deklarimi i konfliktit të interesit është i detyrueshëm. Qëllimi i Kongresit është të ofrojë sesione me vlerë edukative dhe pa ndikim komercial. Autori prezantues dhe të gjithë bashkautorët duhet të deklarojnë çdo konflikt të mundshëm interesi në momentin e dorëzimit të abstraktit, duke plotësuar formatin e deklaratës së konfliktit të interesit, të cilën e shkarkoni më poshtë.

10. Abstrakti duhet të përfshijë referenca të besueshme, nga të cilat të paktën tre duhet të jenë të publikuara brenda pesë viteve të fundit.

11. Dokumentat duhen ngarkuar në format Word ose PDF, me emrin e autorit prezantues si emërtim i skedarit. Ju lutemi mos përfshini karaktere speciale në emërtim.

12. Të gjitha abstraktet e pranuara do të publikohen në libër abstraktesh me numër ISBN zyrtar.

13. Për lektorët, përfshihet një punim pa pagesë. Për çdo punim shtesë të pranuar (prezantim oral ose E-Poster) aplikohet një tarifë prej 5,000 ALL për punim.

14. Për E-posters, pas aprovimit të abstraktit, aplikohet një tarifë pjesëmarrjeje prej 5,000 ALL për e-poster

15. Përdorimi i mjeteve të inteligjencës artificiale lejohet vetëm për asistencë gjuhësore, redaktim ose përmirësim të strukturës së tekstit. Inteligjenca artificiale nuk mund të deklarohet si autore e punimit. Autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për origjinalitetin, saktësinë shkencore dhe integritetin e abstraktit. Përdorimi i AI për gjenerimin e të dhënave, analizave ose referencave të pavërteta nuk lejohet.

Formulari i Aplikimit për Abstrakt

Të dhëna personale

Detajet e Abstraktit

Click or drag a file to this area to upload.
Click or drag a file to this area to upload.

Afati i fundit: 20 Korrik 2026

Kjo kategori mirëpret propozime për sesione shkencore të organizuara nga profesionistë të specialiteteve të ndryshme, me qëllim ofrimin e një qasjeje multidisiplinare ndaj patologjive apo tematikave specifike.
Prioritet do t’u jepet temave inovative, bashkëpunimeve ndërdisiplinare dhe perspektivave të reja në shëndetësi dhe shkencat e lidhura me të.
Çdo sesion duhet të përfshijë minimumi 5 lektorë.
Kriteret dhe rregullat e dorëzimit të abstrakteve mbeten të njëjta me kategoritë e tjera shkencore.

Formulari i Aplikimit për Sesion

Click or drag a file to this area to upload.
Click or drag a file to this area to upload.
Click or drag a file to this area to upload.
Click or drag a file to this area to upload.
Click or drag a file to this area to upload.

Programi

1 Tetor 2026

14:00 – 15:00 Regjistrimi

15:00 – 15:45 Hapja e Kongresit

15:45 – 16:00 Pushim

16:00 – 21:00 Sesione Paralele

Sesioni: Përtej përgjigjes: Ripërkufizimi i suksesit, sekuencimit dhe nevojave të paplotësuara në hematologjinë moderne 
Sesioni i Shkencave Farmaceutike
Sesioni: Dy Jetë në Rrezik: Menaxhimi i Sëmundjeve Infektive në Shtatzani
Sesioni i Neurologjisë
Sesioni: Mjekësia e Jetëgjatësisë
Sesioni i Mjekësisë së Urgjencës
Sesion E-Poster

2 Tetor 2026

10:00 – 11:00 Regjistrimi

11:00 – 18:00 Sesione Paralele

Sesioni i Gastrohepatologjisë
Sesioni: Amiloidoza Sistemike – Përqasja bashkëkohore multidisiplinare në diagnozë, imazheri dhe terapitë modifikuese të sëmundjes
Sesion Multidisiplinar: Metabolizmi, Endokrinologjia dhe Obeziteti: Sfida Bashkëkohore dhe Qasje të Reja Klinike
Sesioni i Nefrologjisë
Sesioni: Sindromi Kardio-Reno-Metabolik: Sfida e Re në Menaxhimin e Pacientit Kompleks
Sesioni i Alergologjisë dhe Imunologjisë Klinike
Sesioni: The Power of Prevention
Sesioni i Mjekësisë së Laboratorit dhe Mikrobiologjisë
Sesioni i Neonatologjisë
Sesioni i Pediatrisë

3 Tetor 2026

09:00 – 10:00 Regjistrimi

10:00 – 16:45 Sesione Paralele

Sesioni i Ekografisë
Sesioni i Reumatologjisë
Sesioni i Onkologjisë dhe Anatomopatologjisë
Sesion Multidisiplinar: Procedura dhe Rreziku: Siguria e Pacientit në Praktikën Invazive
Sesioni: Dinamika e Folikulit Ovarian: Rregullimi Hormonal dhe Nervor
Sesioni: Implikimet e Trombofilisë në Obstetrikë dhe Gjinekologji
Sesioni: Nga PCOS në PMOS: Rikonceptimi i një Sindrome Multisistemike
Sesion Multidisiplinar: Shëndeti Publik, Inovacioni Teknologjik dhe Inteligjenca Artificiale: Drejt së Ardhmes së Kujdesit Shëndetësor
Sesion Multidisiplinar: Qasje Multidisiplinare në Kujdesin Shëndetësor: Nga Shëndeti Mendor te Sëmundjet Reumatologjike, Infektive dhe Pediatrike
Sesioni: Kujdesi për Gruan: Nga Fertiliteti te Siguria e Pacientes

16:30 – 16:45 Konkluzione dhe Vlerësimi i Konferencës

Komiteti Shkencor

Coming Soon...

Prof. Jera Kruja
Prof. Margarita Resuli Gjata
Prof. Asoc. Silvana Çeliku
Prof. Teuta Backa Çiço
Prof. Etleva Qirko Loloçi
Prof. Alban Dibra

Prof. Alketa Hoxha
Prof. Arjan Harxhi
Prof. Ermira Kola
Prof. Majlinda Ikonomi
Prof. Myftar Barbullushi
Prof. Najada Çomo

Prof. Asoc. Enkeleda Prifti
Prof. Manika Kreka
Dr. Shk. Erjona Shehu
Dr. Blerina Saraçi
Dr. Elko Gliozheni

Komiteti Organizativ

Coming Soon...

Dr. Amanda Zeko
Prof. Asoc. Arbi Pecani
Dr. Eneida Hoxha

Dr. Shk. Ervin Rapushi
Dr. Enxhi Vrapi
Dr. Julijana Asllani

MPharm. Pamela Gruda
Arbëri Shehu

Sponsor

Coming Soon...